Vizioni ynë  

Të bashkojmë kombet e botës me vlerat universale njerëzore.


   Misioni ynë  

Të ngrihemi me krahët e artit dhe muzikës dhe të promovojmë paqe, dashuri dhe të shkëmbejmë kulturë anembanë botës.

iflc

 

Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës

Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës (International Festival of Language and Culture), organizohet dhe zhvillohet çdo vit në shumë vende njëkohësisht. Në të marrin pjesë mijëra fëmijë nga e gjithë bota.

Në Shqipëri Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës organizohet nga institucionet arsimore turke Turgut Ozal dhe Gulistan.

Organizohet me synimin që nxënësit tanë të njohin dhe jetojnë kulturën e tyre, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes popujve të ndryshëm nëpërmjet njohjes dhe shkëmbimit të vlerave kulturore.

Që nga themelimi në vitin 1993 fondacioni arsimor “Gülistan” në bashkëpunim me, Institucionet arsimore “Tugut Özal” dhe Universitetin “Epoka” kanë përfaqësuar dhe prezantuar kulturën shqiptare në shumë aktivitete të organizuara brenda dhe jashtë vendit.

Nxënësit tanë kanë përfaqësuar më së miri Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar që organizohet në Turqi prej vitit 2003. Në këtë aktivitet marrin pjesë fëmijë nga 160 vende të ndryshme të botës, të cilët për 15 ditë konkurojnë në 20 kategori të ndryshme.

I konceptuar me një përmbajtje të gjërë, festivali i i radhës u mbajt më datën 4 prill 2015 në Pallatin e Kongreseve. Në festival mori pjesë dhe kryetari i Kuvendit Z. Ilir Meta. Në fjalën përshëndetëse z. Meta theksoi punën e mirë të bërë nga organizatorët për krijimin e një atmosfere të ngrohtë mes fëmijëve të vendeve të ndryshme.

Festiali u shoqërua me aktivitete promovuese të kulturës shqiptare nga të gjitha trevat duke përfshirë Kosovën, Çamërinë dhe Arbëreshët. Në stendat promovuese nxënësit prezantuan për të pranishmit dhe vizitorët, vlerat folklorike dhe kulturore të vendeve të tyre.

Shkruaj një Koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë shënuar me *


pastroje formënDërgoje