Një nga mbështetësit kryesorë të Festivalit Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës 2014 ishte dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e në veçanti ministri Z. Erion Veliaj.
Krahas fjalimit të tij mbresëlënes që mbajti në skenë, Z. Veliaj shprehu veçmas për mikrofonin e organizatorëve, opinionet dhe emocionet e tij në lidhje me eventin.
I pyetur se çfarë mendonte në lidhje me Festivalin Ndërkombëtar të Gjuhës dhe Kulturës, Z. Veliaj do të përgjigjej:
- Duhet të them se jam shumë i impresionuar. Nuk kisha parë një gjë më të bukur prej një kohe të gjatë.
- Më vjen mirë që prindërit gjithashtu kishin ardhur dhe e shoh që është një punë ekipi. Besoj se kultura i bashkon njerëzit më shumë se politika!
- Më vjen shumë mirë që kishin ardhur të rinj nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe për një ditë të paktën Shqipëria është kryeqytet i Ballkanit falë punës së Kolegjit Turk.
- Jam shumë mirënjohës për gjithë punën fantastike që kanë bërë kolegjet turke. Në to jo vetëm ofrohet arsim cilësor por ofrohet shumë culture dhe unë besoj që nga të gjitha investimet që bëhen investimi më i madh është investimi tek njerëzit. Kështu që jam shumë mirënjohës sot për investimin mbi të paktën gjashtëmijë studentë që studiojnë në Shqipëri por edhe për ata që studiojnë në të gjithë rajonin! I uroj shumë suksese!
Dhe ne si staf organizator i festivalit i jemi shumë mirënjohës Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e në veçanti Z. Veliaj për mbështejen që na dha në organizimin e eventit. Duke i uruar suksese të mëtejshme në punën e Tij, shpresojmë që bashkëpunime të frytshme të kemi dhe në të ardhmen.