Koha kaloi shpejt dhe momenti për Festivalin Kulturor erdhi përsëri.
Ndërkohë që përgatitjet për festivalin e 2-të në Shqipëri vazhdojnë, në arenën ndërkombëtare, me mijëra fëmijë nga mbi 160 vende të botës përgatiten për festivalin e 13-të ndërkombëtar të gjuhës dhe kulturës.
Vendi ynë është përfaqësuar denjshëm në këto festivale në vitet e kaluara dhe këtë vit nxënësit tanë do të mahnitin shikuesit e vendeve të ndryshme të botës si Amerika, Afrika e Jugut, Australia, Filipinet, Tajlanda etj.
Ndërsa Maria nga Franca, Anita nga Kosova, Arturi nga Ukraina, Tinano nga Gjeorgjia, Zareeni nga Bangladeshi, Nekruzi nga Taxhikistani janë vetëm disa nga ata të rinj që po presin plot emocione ditën kur do të vijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në Festivalin Kulturor 2015.
Në këtë mënyrë fëmijë nga vende të ndryshme, me ngjyra, gjuhë, zakone, besime të ndryshme, gjejnë mundësinë të takohen e të njihen me njëri tjetrin.
Ne mendojmë dhe besojmë se çdo njëra nga këto vlera ka të veçantën e saj ashtu si çdo ngjyrë ka të veçantën e saj në krahasim me të tjerat. Janë ato ngjyra të cilat kur mblidhen e kombinohen së bashku, formojnë tablonë e mrekullueshme.
Sa më shumë ngjyra, aq më e larmishme bëhet bota!
Dhe ja ku jemi përsëri…
Me Festivalin Kulturor Ndërkombëtar të Rinisë 2015
Na pyesin “Pse?” Dhe ne u përgjigjemi me pyetjen “Pse jo?!”
Çdo rrëfenjë e ka një fund të lumtur! Pse bota e vërtetë nuk duhet t’a ketë?!
kur do te jepet ne tv klan ose vizionplus festivali 2015?