Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës 2014

Më 22 Mars 2014, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u organizua për here të parë në Shqipëri Festivali Ndërkombëtar i Gjuhës dhe Kulturës.

Organizuar nga Institucionet Arsimore Turke Turgut Ozal, Gulistan dhe Universiteti Epoka, në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Universitetit të Arteve, ky festival kishte për qëllim promovimin e vlerave kulturore të trevave shqipfolëse si dhe shkëmbimin e tyre me të rinj nga vende të ndryshme të botës.

Çelja e Festivalit u bë me praninë e Ministrit të Mirëqenies Sociale z. Erion Veliaj i cili më pas mbajti dhe një fjalim përshëndetës në skenë. Në fjalimin e tij, z. Veliaj falenderoi organizatorët për punën e shkëlqyer që kishin bërë për përgatitjen e brezave me frymën e dashurisë për kulturën kombëtare si dhe të dialogut ndërkulturor.

 

Gjej rastin të falenderoj Kolegjet Turke për punën e shëkëlqyer që kanë bërë ndër vite. Falë tyre sot Tirana, qoftë dhe për një ditë, është kryeqyteti i kulturës së ballkanit.

z.Erion Veliaj

 

Ekspozita Kulturore

Një nga anët e veçanta të këtij festivali është padyshim dhe ekspozita kulturore.

Kulturat e trevave të ndryshme ku jetojnë shqiptarët por dhe ato të vendeve fqinjë ishin të ekspozuara në stendat përkatëse. Nxënës të veshur me kostumet tradicionalë të trevave, u shpjegonin vizitorëve zakonet dhe të veçantat e atyre trevave.

Ekspozita kulturore e organizuar rreth 2 orë para festivalit, tërhoqi vëmendjen e vizitorëve dhe sidomos të miqve tanë të ardhur nga vendet fqinje. Shumë prej tyre, duke shprehur vlerësimet për punën e bukur, na sygjeronin që këtë duhet ta bënim çdo vit dhe me më shumë pjesëmarrje.

Shkruaj një Koment

Adresa juaj e email-it nuk do të publikohet. Fushat e detyrueshme janë shënuar me *


pastroje formënDërgoje